Lajme
Kosovë, pak gra në biznes
Statistikat tregojnë se vetëm 11 për qind e bizneseve në Kosovë drejtohen nga gratë, ndërsa edhe punësimi i grave është në përqindje jo të kënaqshme
Kosova qëndron shumë prapa vendeve të rajonit sa i përket përfshirjes së grave në ndërmarrësi. Kështu u tha gjatë një diskutimi të mbajtur në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian në Kosovës, në kuadër të fushatës të saj për zhvillim ekonomik.
Statistikat tregojnë se vetëm 11 për qind e bizneseve në Kosovë drejtohen nga gratë, ndërsa edhe punësimi i grave në administratë dhe sektore të tjera është në përqindje jo të kënaqshme. Prandaj gratë ndërmarrëse janë një burim i pashfrytëzuar për krijimin e vendeve të punës.
Debati kishte për qëllim ngritjen e besimit të nevojshëm te gratë në themelimin dhe krijimin e bizneseve të suksesshme si dhe në zvogëlimin e hendekut gjinor në punësim.
Arzana Mulolli nga Agjencia Rajonale për Zhvillim-Qendër, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, njoftoi të pranishmit për mundësinë e shfrytëzimit të fondeve të BE-së për përmirësimin e konkurrueshmërisë së bizneseve, përmirësimin e fuqisë punëtore dhe rritjen e punësimit si dhe përmirësimin e infrastrukturës, mjedisit dhe shërbimeve.
“Këtu theks i veçantë i është kushtuar përfshirjes së grave meqë kjo është kërkesë e veçantë edhe e zyrës së BE-së, që të gjitha projektet të përfshijnë punësimin e gruas apo edhe qasjen e tyre direkte në fonde duke aplikuar përmes biznesit të tyre apo organizatës me të cilën ato operojnë”, tha Mulolli.
Ndërkaq Lëndita Kastrati, drejtoreshë ekzekutive e Dhomës Ekonomike të Grave të “Kosovës G7” tha se pozita ekonomike e gruas nuk është aq e favorshme. Sipas saj, në sferën e ndërmarrësisë, prezenca e gruas është shumë e vogël në krahasim me mesataren e vendeve të rajonit (33%) dhe mesataren e globale (38%).
“Në Kosovë kemi 11 % të bizneseve në pronësi të grave, prej tyre 95% janë biznese të vogla dhe mikro biznese që numërojnë 1-10 punëtorë. Barrierat kryesore për gratë ne biznes janë: korrupsioni, konkurrenca e pabarabartë, ekonomia informale, mosfunksionimi i gjykatave… mungesa e qasjes në financa, kamatat e larta në banka”, rha ajo.
Po ashtu gratë, sipas Kastratit, trashëgojnë vetëm 8 për qind të pronës prandaj e kanë shumë të vështirë që të aplikojnë për kredi në banka.
Nga ana tjetër, Hamide Latifi, drejtoreshë ekzekutive e organizatës “Gratë në biznes” ka bërë thirrje që kriza e tanishme në Kosovë, në veçanti në fushën e ekonomisë, të shihet si një mundësi për të kapitalizuar potencialin e fjetur të grave në ndëmarrësi.
“Deri tani pavarësisht nga retorika e institucioneve kanë munguar politikat stimuluese për gratë ndërmarrëse dhe një qasje institucionale për investime tek nismat e grave ndërmarrëse. Tashmë përvojat në vend dhe në botë kanë dëshmuar se investimet tek bizneset e grave kthehen shumëfish”, potencoi ajo.
Në aspektin e të bërit biznes foli edhe Lumir Abdixhikut, drejtor ekzekutiv i Institutit Riinvest. Ai tha se gratë janë në pozitë shumë më të disfavorshme se sa burrat.
Në këtë aspekt, ai përmendi se bizneset e grave janë më të vogla, kështu për shembull përderisa një biznes i një mashkulli ka 7 punëtorë, ai i një gruaje ka përgjysmë më pak, përkatësisht 3.5 punëtorë.
“Biznesi i një mashkulli ka qarkullim 50 mijë euro, ndërsa i një gruaje 20 mijë euro, paga mesatare e punëtorëve te bizneset e grave është më e ultë se sa e bizneseve të meshkujve”, tha ndër tjera ai.
Ndryshe, pavarësisht politikave jo të mira fiskale në Kosovë dhe shumë vështirësive me të cilat përballen gratë ndëmarrëse, panelistët u bënë thirrje grave që të shfrytëzojnë të gjithë potencialin e tyre për fuqizimin ekonomik dhe për të ndihmuar zhvillimin socio-ekonomik të vendit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












