Kosova
Kosovë: Pagat për muajin shkurt dalin sipas koeficientit të ri
Të enjten Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të dytë Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2023, ku përfshihet edhe koeficienti prej 105 eurosh.
Me këtë mundësohet që në mars pagat e muajit shkurt të dalin bazuar në koeficientin e ri.
Ligji u miratua me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Pas kalimit të amendamenteve të këtij Ligji, në momentin kur po votohej deputetët e LDK-së lëshuan seancën, ndërkaq deputetët e PDK-së nuk morën fare pjesë në votim.
Vlera e koeficientit për vitin 2023 do të jetë 105 euro, ndërsa për vitin 2024 pritet të jetë 110 euro. Koeficienti më i lartë, 18, i takon vetëm presidentit të Kosovës, derisa më i ulëti është 2 dhe ai iu takon pozitave për rekrut/kadet të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kadet policor, doganor dhe korrektues.
Ditë më parë nga Avokati i Popullit bën të ditur për Telegrafin se janë pranuar 18 ankesa kundër Ligjit për pagat në sektorin publik.
“Deri më tani, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka pranuar 18 (tetëmbëdhjetë) ankesa kundër Ligjit për Paga në sektorin publik”, thuhet në përgjigjen e Avokatit të Popullit për Telegrafin.
Ky institucion shton se ankesat kanë ardhur nga sektorë të ndryshëm.
Avokati thekson se janë duke e analizuar këtë ligj se do të dalin me një qëndrim për këtë çështje.
“Institucioni i Avokatit të Popullit është duke i trajtuar këto ankesa, dhe po ashtu është duke analizuar ligjin në fjalë, dhe pas kësaj, Avokati i Popullit do të dalë me një qëndrim në lidhje me këtë çështje”, përfundon përgjigja e kësaj zyre për Telegrafin.
Ndërsa, nga Gjykata Kushtetuese të mërkurën thanë për Telegrafin se nuk kanë pranuar asnjë kërkesë nga Avokati i Popullit.
“Deri më sot, në Gjykatën Kushtetuese nuk është parashtruar asnjë kërkesë nga Avokati i Popullit përkitazi me këtë çështje”, thotë Kushtetuesja në një përgjigje për Telegrafin.
Më 22 dhjetor 2022, Ligji për Paga ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, i cili parasheh ndryshim të pagave për punëtorët e sektorit publik, ndërsa më 4 janar ishte dekretuar nga Presidenca.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











