Lajme
Kosovë, nuk dihet numri i emigrantëve
Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës nuk e din sa kosovarë ikën ilegalisht në BE, por e dinë se “vendet e BE-së nuk u japin azil shtetasve të Kosovës”
Autoritetet e Kosovës nuk kanë shifra të sakta se sa kosovarë kanë ikur ilegalisht në Bashkimin Evropian gjatë muajve të fundit. Megjithatë një gjë ata e dinë, se “vendet e BE-së nuk u japin azil shtetasve të Kosovës, ndërsa kthimi i tyre do të ndodhë gjatë gjithë periudhës vijuese.
Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni gjatë raportimit para Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës.
Duke u ndërlidhur fillimisht me çështjen e migrimit ilegal, Hyseni vlerësoi se arsyeja kryesore e largimit të qytetarëve nga Kosova janë kushtet ekonomike. Megjithatë, ai ka shtuar se numri i madh i emigruesve të parregullt është edhe si pasojë e marrëveshjes së arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë për lëvizje të lirë.
“Këto arsye nuk do të zhbëhen brenda natës, nuk do të ndodhin mrekulli brenda javës, këto duhet të adresohen për një kohë më afatagjate me programe të qëndrueshme të rimëkëmbjes ekonomike, të zhvillimit, të forcimit të sektorit privat, të gjenerimit të vendeve të reja të punës dhe të shtimit të të ardhurave personale”, tha Hyseni, duke sqaruar për ata të cilët kanë marrë rrugën në mënyrë ilagele në zonat e vendeve të shengenit, se nuk ka gjasa për të fituar azil.
“Shpreh keqardhjen time për vuajtjet që përjetojnë ata njerëz, meqë kërkesa për azil u refuzohet dhe pjesa dërmuese e tyre kthehen më të varfër se sa kanë shkuar”, tha Hyseni duke shtuar se kthimi i tyre do të intensifikohet gjatë ditëve në vijim.
Anëtarë të Komisionit kanë shtruar një varg çështjesh për ministrin Hyseni duke shprehur edhe shqetësimin e tyre lidhur me migrimin ilegal. Ata kërkuan sqarime edhe lidhur me masat që ka ndërmarrë kjo ministri për me personat e kthyer në vend.
Me këtë rast, ministri Hyseni ka sqaruar se mund të kërkojë edhe rishikim të buxhetit për rritjen e fondit për këtë kategori.
Sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, ministri Hyseni tha se MPB-ja do t’i plotësojë të gjitha kriteret e kërkuara nga KE-ja deri në muajin maj të këtij viti.
“Kam theksuar se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë sa më shpejtë dhe nuk duhet vetfajësuar se Kosova nuk i ka plotësuar kriteret të cilat kërkohen nga BE-ja. Çështja e liberalizimit të vizave nuk është më vetëm në rrafshin e përmbushjes së kritereve teknike që dalin nga udhërrëfyesi, por kjo shkon përtej këtyre kritereve, meqë kjo tashmë është bërë çështje politike”, tha ministri Hyseni.
Ndërkaq Valon Krasniqi nga departamenti për Shtetësi, Migracion dhe azil në MPB, ka prezantuar disa nga statistikat e kërkuara nga anëtar e këtij komisioni, duke thënë se aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “ Adem Jashari” mbetet pika me numrin më të madh të të kthyerve në Kosovë.
Sipas tij, vitin e kaluar janë riatdhesuar 4 mijë e 610 persona nga të gjitha shtetet me të cilët Kosova ka marrëveshje. Në shtetet ku nuk ka marrëveshje, sipas Krasniqit atëherë kërkesa bëhet përmes ligjit për ripranim që ka Kosova.
Derisa zyrtarët e MPB-së e dinë sa ka qenë numri i të kthyerve, nuk e dinë sa kanë ikur muajve të fundit në BE. Kjo i ka shqetësuar ligjvënësit e Komisionit për Integrim.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











