Kosova
Kosovë: Një i vdekur dhe 11 raste të reja me COVID-19
Një 67-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Prizren, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në raportin 24-orësh për situatën me pandeminë. Sipas raportit, nga 3291 mostra të testuara, 11 prej tyre kanë rezultuar pozitive, duke shënuar numrin më të ulët të rasteve të reja qe një kohë të gjatë.
Rastet pozitive janë nga komunat: Drenas 3 raste, Prishtinë 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Skenderaj dhe Viti.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 258 pacientë. Numri i rasteve aktive ka rënë në 3303, ndërsa deri tash janë regjistruar 107 mijë e 269 raste pozitive.
2241 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit, që nga shfaqja e tij për herë të parë në Kosovë, në mars të vitit të shkuar.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












