Lajme
Kosovë: Nga sot nis zbatimi i masave të reja
Sot zyrtarisht fillon zbatimi i masave të reja kundër përhapjes së pandemisë Covid-19, që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur dje.
Në kuadër të këtyre vendimeve, Qeveria e bëri të obligueshme bartjen e maskave nga të gjithë qytetarët jashtë shtëpive të tyre, si dhe mbajtjen e distancës fizike prej 2 metrave në ambiente të përbashkëta, jashtë shtëpive/banesave, shkruan albinfo.ch.
Për ata që nuk i respektojnë këto masa, u paralajmëruan edhe dënime të ashpra.
Nga sot (e martë), Policia e Kosovës do të nisë shqiptimin e gjobave për të gjithë ata, të cilët nuk i respektojnë vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës në kuadër të luftimit të pandemisë COVID-19.
Sipas zyrtarëve policorë, dënimet për ata që nuk i respektojnë masat do të shkojnë nga 2 vjet deri në 12 vjet burgim, ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë.
Policia nga sot do të punojë me orar të zgjatur 12 orë.
Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar edhe për 187 raste të reja dhe gjashtë vdekje nga COVID-19.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









