Kosova

Kosovë: Nga e hëna, televizioni publik në grevë të përgjithshme

Nga e hëna do të nisë greva e përgjithshme në Radiotelevizionin e Kosovës.

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka bërë të ditur se greva do të zhvillohet çdo ditë nga ora 11:00 deri në 13:00, me pezullimin e të gjitha punëve në çdo sektor të institucionit, transmeton albinfo.ch.

Sipas njoftimit, greva vjen pas një periudhe të gjatë kërkesash të injoruara dhe rrezikut për vazhdimësinë e RTK-së për shkak të pagave të bllokuara.

Sindikata ka paralajmëruar bojkot të plotë nëse nuk merret një qëndrim teksa paralajmërohet edhe një protestë para Qeverisë, ndërsa kërkohet nga Ministria e Financave që të ndërhyjë urgjentisht për zgjidhjen e situatës.