Kosova
Kosovë: Nesër protestohet kundër vrasjes së grave
Do të kêrkohet dënim maksimal për vrasësit e 18 vjeçares
Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt, Qendra për Art dhe Komunitet-Artpolis, Qendra Kosovare për Studime Gjinore, dhe Rrjeti i Grave të Kosovës nesër në orën 12:00 organizojnë protestë pranë Stacionit Policor në Ferizaj, Gjykatës dhe Prokurorisë, si revoltë ndaj dhunës dhe femicidit në Kosovë dhe dështimit institucional në rastin e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj.
“Ky rast është veç shpërfaqje e mendësisë dhe praktikave patriarkale dhunuese të cilat po ushqehen nga të gjitha institucionet private e publike në Kosovë, për çka ne do të mlidhemi e të kundërshtojmë. Dhuna me bazë gjinore dhe vrasja e grave janë shqetësim për sigurinë dhe shëndetin publik në Kosovë dhe si të tilla kërkojnë vëmendjen e duhur institucional”, thuhet në nnofyimin e organizatoeëve të protestës, përcjell Albinfo.ch.
Kjo protestë ka disa kërkesa:
1. Adresimi i fenomenit të femicidit ashtu siç e parasheh Konventa e Stambollit, për të cilën votuan të gjithë deputetët tanë;
2. Dënim maksimal për vrasësit;
3. Siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat;
4. Trajtim të drejtë të dhunës me bazë gjinore ndaj grave nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













