Kosova
Kosovë: MPB me nismë për sigurinë gjatë festave, ”Festo me zemër, jo me armë”
Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka lansuar fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”.
Sipas njoftimit, qëllimi i kësaj fushate është ngritja e vetëdijes kolektive dhe parandalimit të përdorimit të armëve në mjedise joligjore, transmeton albinfo.ch.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani derisa ka theksuar misionin e këtij institucioni është zotuar se do të avancojnë nivelin e sigurisë në Kosovë dhe njëkohësisht të përmirësojnë cilësinë e jetës për qytetarët.
“Statistikat tregojnë që armët pa leje, që janë në përdorim të pa ligjshëm nga qytetarët janë shkaktarë i pjesës dërmuese të vrasjeve. Edhe pse zotërimi i paligjshëm i armëve të zjarrit dhe armeve të ftohta është në rënie çdo vit kjo dukuri ende mbete kërcënim për rendin dhe sigurinë publike në Kosovë por edhe shqetësim për institucionet e sigurisë. Policia e Kosovës në baza vjetore konfiskon përafërsisht 1500 armë ilegale të llojeve të ndryshme për çdo vit. Konfiskimi i arëve të vogla dhe të lehta po vazhdon por edhe municionet e kalibrave të ndryshëm”, tha ai, raporton KP.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se Policia e Kosovës është duke bërë punë profesionale në këtë drejtim, derisa ka apeluar gjithë qytetarët të respektojnë ligjin.
“Përdorimi i armëve të zjarrit është një problem që prek shumë shoqëri, jo vetëm tonën, në ato ditë që janë për t’u festuar dhe që sjellin gëzim në familjet e tyre, dhe jo siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, ndonjëherë edhe kob. Arma nuk është mjet për festë, nuk simbolizon gëzim, sjell vetëm hidhërim. PK është një nga policitë më të suksesshme dhe profesionale, jo vetëm në rajonin tonë, por edhe në kontinentin evropian, prandaj qytetarët kanë besim të plotë në të. Akti i fundit i agresionit në Banjskë, shtimi i sigurisë në veri, luftimi i krimit dhe korrupsionit në gjithë territorin e Kosovës, si dhe lufta e suksesshme kundër narkotikëve dhe bandave kriminale, janë dëshmi të qarta të përkushtimit dhe profesionalizimit të policisë tonë. Rritja e besimit tek PK është kyçe për suksesin e kësaj fushate, qytetarët ndihen të sigurt dhe besojnë se institucionet tona janë këtu për t’i mbrojtur ata. Republika e Kosovës është me fat sepse ka një mërgatë të përkushtuar për vendin, kontributi i saj vazhdon të mbetet i madh”, tha ajo.
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Annemarie Douwes, ka thënë se është me rendësi të madhe të bëhet vetëdijesimi i qytetarëve për të parandaluar këtë dukuri negative.
“Është më rendësi shumë të madhe derisa PK po punon në mënyrë të palodhur për luftimin e këtyre sfidave ne nuk mund të varemi vetëm në organet ligj zbatuese, prandaj është me rëndësi shumë të madhe të bëhet vetëdijesimi i qytetarëve për këtë dukuri negative, për të shtënat festive dhe të mësojmë duke përfshirë edhe fëmijët për rreziqet e përdorimit të pa sigurt përdorimin e armeve të zjarrit dhe ndikimet potenciale që mund të kenë ato në familjet. BE në Kosovë mbetet e përkushtuar për mbështetjen dhe brengen që kanë për qëllim për promovimin e fushatave të ndërgjegjshmit si dhe veprimeve parandalues për zvogëlimin e ndikimit negativ të shtënave festive”, shtoi ai.
Statistikat e rasteve të përdorimit të armëve nëpër ahengje për vitin 2022 dhe 2023, vërehet se në vitin 2023 kemi më pak raste, në vitin 2022 kemi pasur 155 armë të sekuestruara vetëm në ahengje, që kanë qenë të përdorura në ahengje, ndërsa në vitin 2023 kemi 107 armë, rastet që janë raportuara të shtëna me armë, qershor-gusht 2023 kemi arritur të konfiskojmë në muajin qershor 47 armë, këto nuk kanë qenë armë që janë përdorur, por që kanë poseduar të pranishmit, në korrik 24 armë dhe në qershor 54 armë që gjithsej janë 125. Prej tyre armë legale kanë qenë gjashtë, një muajin korrik dhe një në gusht”, tha ai.
MPB-ja ka apeluar gjithë qytetarët t’i shmangen përdorimit të armëve të zjarrit gjatë festave familjare me qëllim të parandalimit të fatkeqësive.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










