Kosova
Kosovë: Miratohet Projektligji për Sigurimin Shëndetësor
Buxheti për sistemin e përgjithshëm shëndetësor për vitin 2024 kap vlerën e 345 milionë eurove
Qeveria e Kosovës e miratoi të mërkurën Projektligjin për Sigurimin e detyrueshëm Shëndetësor.
Me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, anëtarët e kabinetit e miratuan projektligjin, i cili tani duhet të dërgohet në Kuvend për aprovim.
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, tha se kjo nismë është paraprirë nga një proces i detyruar planifikimi, analizimi dhe diskutimi, dhe se “ky është moment vendimtar për shtetin tonë”.
“Ky projektligj është hapi themelor drejt krijimit të sigurimeve shëndetësore në vendin tonë. Ky proces është i pakthyeshëm dhe si të tillë e nisim sot këtu në këtë mbledhje. Me këtë nismë themelohet fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor i Republikës së Kosovës”, tha Vitia, raportoi Evropa e Lirë, transmeton albinfo.ch.
Zbatimi i këtij ligji do të jetë “një ndër sfidat kryesore e Qeverisë sonë”, tha Vitia. Buxheti për sistemin e përgjithshëm shëndetësor për vitin 2024 kap vlerën e 345 milionë eurove.
Sipas projektligjit, fondi i sigurimeve do të mbështetet edhe nga kontributet e punëtorëve. “Këto kontribute do të jenë një nga burimet e rëndësishme të financimit të shëndetësisë në të ardhmen e afërt. Buxhetit që ndahet për shëndetësinë do t’i shtohen edhe kontributet e secilit prej nesh nga të hyrat personale”, theksoi ai.
Kosova nuk ka sigurime shëndetësore, ndonëse në vitin 2007 u miratua ligji për këtë çështje, por asnjëherë nuk hyri në fuqi, pasi shefi i atëhershëm i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk e nënshkroi.
Pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ishin vetë qeveritë e Kosovës ato që e tërhoqën ligjin, për shkak të implikimeve buxhetore.
Kuvendi i Kosovës arriti ta miratonte Ligjin e ri për sigurime shëndetësore në vitin 2014, mirëpo as ai nuk u zbatua.
Zbatimit të tij u tha se do t’i paraprinte një periudhë prej gjashtë muajsh për mbledhjen e fondeve, e cila do të niste nga 1 korriku i vitit 2017.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












