Kosova
Kosovë: Më 10 korrik fillon regjistrimi i votuesve jashtë vendit
Me procedurë të re për verifikimin e aplikuesve për votim jashtë vendit, nuk do të telefonohen më të gjithë aplikuesit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që nga 10 korriku do të fillojë regjistrimi i votuesve jashtë vendit për Zgjedhjet Lokale të parapara të mbahen më 17 tetor.
Me procedurë të re për verifikimin e aplikuesve për votim jashtë vendit, nuk do të telefonohen më të gjithë aplikuesit.
Ndryshe nga zgjedhjet e fundit, kur KQZ-ja kishte vendosur që t’i telefononte për verifikim të gjithë aplikuesit, përmes udhëzimit të ri, mënyra e verifikimit ka pësuar disa ndryshime.
Udhëzimi Administrativ i miratuar gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit, është shfuqizuar nga KQZ-ja.
KQZ-ja do të verifikojë dy për qind (2%) të aplikuesve të aprovuar me metodën e përzgjedhjes së rastësishme.
Po ashtu, do të verifikojë edhe rastet kur i njëjti numër i telefonit përdoret në më shumë se një aplikacion me mbiemra të ndryshëm, apo në rastet kur një adresë elektronike përdorët në më shumë se një aplikacion me mbiemra të ndryshëm.
Pra, të gjitha këto KQZ-ja do t’i verifikojë përmes thirrjeve telefonike.
“Nëse aplikuesi nuk e hap telefonin në thirrjen e parë, do të bëhen edhe dy tentime të tjera në periudha të ndryshme kohore brenda periudhës së aplikimit për regjistrim”, ka njoftuar KQZ-ja.
Në bazë të këtij udhëzimi, do të denoncohen rastet e keqpërdorimeve në Prokurorinë e Shtetit.
“Një aktivitet me rëndësi është operacioni i votimit përmes postës që do të fillojë nga data 10 korrik, pra periudha e regjistrimit si votues jashtë vendit”, tha kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj.
Ndërsa sa u përket zgjedhjeve për të parin e Partisë Demokratike të Kosovës, drejtori i zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, Ylli Buleshkaj, ka theksuar se e ka vëzhguar Konventën e 3 korrikut të PDK-së dhe nuk kanë hasur në ndonjë parregullsi.
“Vlen të përendet se kemi vëzhguar Konventën e zgjedhjes së kryetarit të PDK-së dhe nuk kemi vërejtur diçka në kundërshtim me ligjin që e rregullon këtë fushë. Nuk kemi pasur asnjë subjekt që nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe kemi vetëm një koalicion parazgjedhor”.
Ndërsa, përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Florian Dushi, ka thënë se nuk është e nevojshme të bëhet verifikimi në të gjitha kategoritë.
“Verifikimi nuk është i nevojshëm të bëhet te të gjitha rastet, por vetëm tek disa kategori si të dyshimta. Do të zgjidhet rastësisht vetëm 2 për qind për verifikim, andaj kërkojmë shfuqizimin e Vendimit për Verifikimin e Aplikacioneve për Regjistrim për periudhën e Aplikimi për Regjistrim të votuesve jashtë vendit”, shtoi Dushi.
Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Sami Kurteshi, ka kërkuar futjen e një neni që lejon aplikim online jashtë vendit.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










