Kosova
Kosovë: Mbi 250 milionë euro u shpenzuan për blerje të duhanit
Bazuar në statistikat ndërkombëtare dhe ato të cilat prezantohen nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, duhani çdo vit vret rreth 5.4 milion njerëz në botë.
Kryeinspektorati sanitar, Ibrahim Tërshnjaku, deklaroi se qytetarët e Kosovës shpenzojnë rreth 200 milionë euro për blerje të duhanit, derisa sipas të dhënave joformale, kjo shifër shkon deri në 250 milionë.
“Nga disa të dhëna në Kosovë figuron se mbi 250 milionë euro konsumatorët shpenzojnë vetëm për blerjen e duhanit duke e kalkuluar që edhe 200 milionë bëhen investime në trajtimin shëndetësor jashtë vendit, pra një shumë marramendëse rreth ruajtjes së shëndetit”, deklaroi Tërshnjaku për AP.
Sipas tij, zbatimi i ligjit të Duhanit ka shënuar progres në këtë vit duke u bazuar edhe në gjobat që kanë shqiptuar.
“Ne kemi pasur rritje të zbatueshmerisë të ligjit të duhanit, me theks të veçantë në kohën e pandemisë ne kemi targatuar sidomos subjekte të cilat duhet të zbatojnë ligjin për hapësirat e mbyllura”.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











