Lajme
Kosovë-Maqedoni, së shpejti vetëm me letërnjoftime
Kufiri Maqedoni-Kosovë së shpejti pritet të kalohet vetëm me letërnjoftime, pa pasur nevojë për pasaporta. Marrëveshje ndërmjet dy shteteve pret ratifikimet
Qytetarët e Maqedonisë dhe ata të Kosovës shumë shpejt do të lëviznin nëpër këto shtete vetëm me letërnjoftime biometrike. Marrëveshje ndërshtetërore për lëvizjen e lirë vetëm me letërnjoftim është duke shkuar drejt finalizimit dhe shumë shpejt do të fillojë të aplikohet, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonase, Muhamet Hoxha.
Hoxha për TV21, konfirmon se Qeveria ka kaluar tekstin e marrëveshjes në Kuvendin e Maqedonisë dhe të dy qeveritë, në Shkup dhe Tiranë, kanë obliguar Ministrat e Punëve të Jashtme që ta nënshkruajnë atë.
Pas nënshkrimit pritet edhe ratifikimi në kuvend, ka thënë ai. Sipas Hoxhës, duke u nisur nga e drejta ndërkombëtare dhe marrëdhëniet miqësore, me këtë marrëveshje shtetasit e njërit apo shtet tjetër, mund të hyjnë në territorin përkatës me letërnjoftime biometrike, në të gjitha vend-kalimet kufitare.
Ndryshe, çështja e kalimit ndërshtetëror vetëm me letërnjoftime është diskutuar në fillim të vitit të kaluar nga ish-ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi dhe ish-ministrja maqedonase e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska. Derisa atëbotë ishte nënshkruar një marrëveshje, tani duket se kjo do të realizohet.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












