Lajme
Kosovë: Kriza ekonomike, qytetarët marrin kredi për t’i blerë gjërat elementare
Raportet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) tregojnë se depozitat e qytetarëve në banka komerciale kanë arritur në vlerë prej 5 miliardë e 206 milionë e 100 mijë euro. Kurse, shuma e kredive ka kapur vlerën e 4 miliardë e 178 milionë e 800 mijë euro. Ndërkohë, ekspertët thonë se rritja e depozitave dhe kredive ka ardhur si rrjedhojë e krizës ekonomike në të cilën ndodhet vendi.
Ekonomisti Besnik Avdiaj thekson se arsyet e kursimit të parasë vijnë për shkak të krizës ekonomike në të cilën po kalon vendi.
Sipas tij, gjatë kësaj kohe qytetarët janë të prirur të orientojnë shpenzimet e tyre vetëm në të mirat e domosdoshme.
“Numri i depozitave në bankat komerciale në Kosovë ka shënuar rritje, ku mbi dy e treta e këtyre depozitave u takojnë qytetarëve, në pjesë tjetër është shpërndarë ndërmjet institucioneve financiare dhe jofinanciare, pra kompanive, bankave. Kjo është një indikator që qytetarët po kursejnë paranë. Arsyet e kursimit të parasë lidhen edhe nëpër krizën në të cilën po kalojnë, për shkak se në kohë të rënies ekonomike, qytetarët priret të orientojnë shpenzimet e tyre nga të mirat jo të domosdoshme në situatat emergjente. Kur i shohim nga ana tjetër edhe kredimarrjet janë rritur deri diku, por kryesisht nga bizneset, kryesisht huamarrjet nga bankat komerciale janë arritur për arsyeje të krizës. Në këtë kohë të krizës shumë pak biznese po marrin kredi për të realizuar investime të reja”, tha Avdiaj.
Ai u bën thirrje qytetarëve që të mos e mbajnë paranë në banka, por ta shpenzojnë në mënyrë kreative, pasi sipas tij, me kohë i humbet vlera.
“Do t’iu bëja ftesë qytetarëve, sidomos të rinjve të vendit tonë që sado pak kursime që kanë, të shohin mënyrat më të mira, më kreative se si ta kapitalizojnë atë vlerë. Mos e mbani paranë në bankë, ju i bëni një të mirë bankës në sistemin financiar, por mos e mbani për shkak se në kohë i humb vlera. Shihni mënyrat më të mira se si mund të shpenzoni dhe ta rritni vlerën e asaj që keni”, shtoi ai, shkruan Telegrafi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












