Kosova
Kosovë, konfirmohet varianti afrikan i koronavirusit
Në mëngjesin e sotëm, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se ka konfirmuar një rast me variantin afrikan të koronavirusit.
Ky variant njihet si Beta nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se pacienti është i hospitalizuar dhe duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë.
“Duke qenë se tashmë rasti është kontaktuar, do të hulumtohen kontaktet për identifikimin eventual të rasteve të reja”, thuhet në njoftim.
Varianti Beta, i identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, është përhapur tashmë në së paku 20 vende të botës.
Nuk ka prova se ai shkakton sëmundje më të rëndë nga koronavirusi se variantet e tjera, por ka shqetësime se ai mund të përhapet më shpejt.
Deri më 7 qershor Kosova ka konfirmuar gjithsej 107,507 raste me koronavirus.
Prej tyre, 2,245 pacientë kanë vdekur dhe 104,188 janë shëruar.
Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të muajit mars.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










