Lajme

Kosovë: Klasat e para, të dyta dhe të treta e nisin mësimin më 1 shtator

Ministri i Arsimit i Kosovës, Ramë Likaj, është deklaruar për medie pas takimit që ka pasur me kryetarët e komunave, duke treguar se mësimi do të fillojë më 1 shtator për parashkollorët, klasët e para, të dyta dhe të treta, ndërsa në fazën e dytë pritet t’i rikthehen bankave shkollore, nxënësit e klasave të  katërta, e pesta, e që do të bëhet më 7 shtator.

Likaj ka treguar se në fazën e tretë të rikthimit në bankat shkollore pritet që të rikthehen nxënësit e klasëve të 7, 8 dhe 9, e pastaj të 10ta e që do të bëhet më 10 shtator.

Të gjitha këto do të jenë në përputhje me tre skenarët që tashmë kjo ministri në koordinimin me IKShPk-në tashmë ka nxjerr, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch