Kosova
Kosovë: Kërkohet përkujdesje për personat me sindromën Down, hudhet topi tek Qeveria
Një fëmijë me sindromën Down ka gjuajtur një top në oborrin e Qeverisë së Kosovës, duke e simbolizuar kështu kërkesën që ekzekutivi t’i mbështets këta fëmijë për shërbimet terapeutike. Por menjëherë reaguan zyrtarët policor që gjendeshin aty.
Këta të fundit detyruan organizatorët që ta tërheqin topin nga oborri i Qeverisë.
Ky aktivitet u organizua Shoqata Down Syndrome Kosova me rastin e Ditës ndërkombëtare të sindromës Down nën slloganin “A po m’sheh”.
Ndërkohë, u paralajmërua se nga tash e deri në fund të vitit, çdo muaj, më datë 21, një fëmijë do të hedh topin te Qeveria e cila sipas tyre duhet ta marrë topin dhe të shënoj, duke i ofruar këto shërbime të domosdoshme për këta fëmijë.
Udhëheqësja e programeve për shërbime në Shoqatë Down Syndrome Kosova, Ermira Shabani ka se po nisin sensibilizimin me një kërkesë konkrete.
“Kemi vu theksin kryesisht te shërbimet terapeotike të cilat janë të nevojshme dhe të domosdoshme për zhvillimin e fëmijëve me sindromën down , prandaj kërkojmë mbështetjen e institucioneve vendore për ofrimin e këtyre shërbimeve terapeotike“, tha ajo.
Kurse, Albion Zeka nga kjo shoqatë, tha se gjatë gjithë vitit do të shpjegojnë nevojën për këto shërbime.
“Shpresojmë që këtë vit do të arrijmë që shteti të merr përgjegjësi këto shërbime që duhet për këta fëmijë. Do ta vazhdojmë siç iu kemi njoftuar çdo 21 të muajit, deri në fund të vitit do të vjen një fëmijë ta gjuaj një top, duke e simbolizuar kërkesën për Qeverinë që ta merr topin dhe të shënoj, duke i ofruar këto shërbime të domosdoshme“, tha ai.
Shoqata Down Syndrome Kosova, ka vendosur që ky vit të jetë vit i sindromës Down dhe për këtë qëllim gjatë tërë vitit do realizohet një fushatë e gjerë e cila është titulluar “Topi është te Shteti”.
Ndërkohë gjatë ditës kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmanin dhe të tjerë kanë vizituar Qendrën e Down Syndrome Kosova.
Kurti dhe Osmani patën rastin ta shohin ambientin, dhomat e terapisë dhe të njoftohen me disa fëmijë që angazhohen në ambientet e DSK. Ata po ashtu u informuan me aktivitetet që zhvillohen për t’i fuqizuar personat me sindromën down.
Kurti theksoi se do të punojnë për t’i fuqizuar sa më shumë personat me sindromën down dhe prindërit e tyre.
“Ne angazhohemi që të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht sfidave dhe nevojave që ata mund të kenë, ta zhvillojnë një jetë të dinjitetshme në vendin tonë, dhe në këtë drejtim do të shërbejmë e do të jemi bashkëpunëtorët e parë“, tha ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













