Kosova

Kosovë: Ka vdekur polici që u aksidentua javën e kaluar

Polici i cili u aksidentua javën e kaluar në Malishevë derisa ishte duke kryer detyrën zyrtare, ka ndërruar jetë.

Ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe mëngjesin e sotëm ka vdekur, teksa aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e 16 gushtit, ku përveç zyrtarit policor, të lënduar kanë qenë edhe katër persona të tjerë.

Në aksident ishin të përfshirë katër automjete.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka dërguar telegram ngushëllimi për familjarët e policit.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, i cili, pas aksidentit të ndodhur ditë më parë në krye të detyrës, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kryeziu, kolegët, miqtë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.