Kosova
Kosovë: Ka filluar shpërndarja e faturave të rrymës në katër komunat veriore
Nga sot në katër komunat veriore të Kosovës ka fillluar shpërndarja e faturave të energjisë elektrike, ka njoftuar kompania “Elektroseveri”.
Sipas njoftimit, qytetarët në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Zveçan dhe Zubin-Potok kanë marrë fatura paushall prej 21.60 euro, teksa bashkë me faturën përdoruesit do të pajisen me një kopje të kontratës për inspektim, si dhe një njoftim për furnizuesin “Elektrosever”, transmeton albinfo.ch.
“Me pagesën e një shume prej 21.60 euro, Marrëveshja e Furnizimit me kompaninë ‘Elektrosever’ do të konsiderohet e lidhur. Zyrtarët e ‘Elektroseverit’ do t’ua sjellin qytetarëve për nënshkrim marrëveshjet për furnizimin me energji elektrike”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, kontrata mes KEDS-it dhe “Elektroseverit” u nënshkrua në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, teksa Kosova dhe Serbia, marrëveshje për energjinë kanë arritur më 2013 dhe 2015, por të cilat nuk janë zbatuar.
Në qershor të vitit të kaluar që të dyja palët me ndërmjetësimin e BE-së janë dakorduar për zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë. Sipas këtyre marrëveshjeve derivon edhe kontrata e nënshkruar mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











