Kosova
Kosovë: Investitorët e huaj po “tremben” nga deklaratat e krerëve të shtetit për sulme të reja nga Serbia
Liderët e institucioneve të Kosovës, tash e disa javë kanë paralajmëruar se Serbia po e përgatit ushtrinë për sulme të reja në Kosovë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe liderët e vendit të jenë më të kujdesshëm me mesazhet që po përçojnë tek përfaqësuesit e jashtëm. Sipas tij, këto deklarata për pasigurinë dhe paralajmërimet për ndonjë sulm të ri, po bëhen pengesë për thithjen e investimeve të huaja në vend.
“Një ndër pengesat pse investimet e huaja nuk vijnë në Kosovë, janë mesazhet që po përçohen. Kërkesa jonë është që të jemi të kujdesshëm shumë me mesazhet. Ne duhet të përçojmë mesazhe që Kosova është një vend shumë stabil, një vend miqësor i të bërit biznes, një vend i hapur për të thith investime të huaja që siguron investime të huaja në Kosovë. Ndërsa, sa i përket pikave të hapura që kemi me Serbinë sa më shpejtë që i mbyllim, është më mirë për Kosovën dhe gjithë rajonin. Kështu, kërkesa jonë gjithmonë ka qenë që sa më shpejtë të vijmë tek një marrëveshje finale me Serbinë, me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe të ofrohet një mundësi më e madhe, një siguri më e madhe për investitorët e huaj të vinë të investojnë këtu. Mirëpo, serish përkundër që i kemi të hapura temat me Serbinë, nuk është pengesë që ne të punojmë, të lobojmë të sjellim investime të huaja në Kosovë duke dëshmuar investitorëve, që Kosova është shtet stabil dhe miqësor”, ka thënë ai për KP.
Sa i përket bashkëpunimit ekonomik me Tiranën, Rafuna thotë se propozimi i OEK-ut është që në kufirin Kosovë-Shqipëri të kalohet me një sistem unik të vlerës së shtuar dhe malli të mos i nënshtrohet procedurave doganore, transmeton albinfo.ch.
“Ne kemi ngrit zërin që ka shumë hapësirë dhe mundësi për Shqipërinë të lehtësohen procedurat. Kemi ende shumë procedura administrative që jo vetëm që kanë koston materiale, në kuptimin që është shpenzim për biznesin, mirëpo merr edhe kohë deri të kryhen procedurat. Ka mundur të thjeshtësohen dhe të eliminohen shumë barriera administrative. Në kemi propozuar që Shqipëri-Kosovë të kalohet me një sistem unik të tatimit të vlerës së shtuar dhe malli të mos i nënshtrohet procedurave doganore, por me një faturë të TVSh-së të qarkullojë mes dy vendeve, dhe kjo do të kursente edhe kohen e biznesit por edhe koston e të berit biznes mes dy vendeve tona”, u shpreh ai.
Ai ka thënë se pavarësisht liberalizimit, pritjet janë që të ketë një fluks të diasporës dhe në këtë drejtim të shtohet qarkullimi financiar te bizneset.
“Pritjet janë që do të ketë një fluks të diasporës, mirëpo anën tjetër kemi edhe liberalizimin e vizave, ku shumë kosovarë kanë shkuar tek familjaret e tyre jashtë vendit, dhe kjo do të ketë një impakt. Mirëpo pritjet janë që do të ketë bashkatdhetarë dhe do të ketë një qarkullim më të madh gjatë këtyre muajve të verës, sidomos në gastronomi, dhe turizëm”, ka thënë ndër të tjera ai.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











