Kosova
Kosovë: IKSHPK-ja bën thirrje për vaksinim, thotë se gripi sezonal e ka kaluar pragun epidemik
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të enjten ka thënë se gripi sezonal e ka kaluar pragun epidemik.
Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, IKSHPK-ja ka bërë thirrje për vaksinim teksa ky konstatim ka ardhur pasi është rritur numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë në institucionet shëndetësore.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Gripit sezonal, ndërkohë që javën e fundit, sipas numrit të rasteve të raportuara, intensiteti i gripit është në aktivitetin e lartë të qarkullimit duke e kaluar pragun epidemik. Kjo rritje rezulton me rritje të fluksit të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore”, thuhet në njoftim, transmeton Albinfo.ch.
Tutje, bëhet e ditur se gripi sezonal është sëmundje akute infektive, e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, “veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, ndërsa vaksinimi është mënyra më e mirë për të parandaluar gripin dhe reduktuar rrezikut”.
IKSHPK-ja ka bërë thirrje te të gjithë qytetarët të vaksinohen si masë parandaluese.
“…me theks të veçantë grupeve me prioritet si: punëtorët shëndetësorë; gratë shtatzëna; personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të komprometuar; personat mbi 65 vjeç; dhe fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç me indikacione shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Sipas IKSHPK-së, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar për këtë sezon 85 mijë doza të vaksinës, dhe qytetarët mund të vaksiohen në secilën komunë, në qendrën më të afërt të mjekësisë familjare.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











