Kosova
Kosovë: Hapja e kufijve ajrorë dhe tokësorë, vendoset në javën e ardhshme
Është bërë e ditur nga shefi i kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Alban Zogaj, se në javën e parë të qershorit do të vendosin për hapjen e kufijve tokësorë dhe ajrorë.
“Faza e tretë e hapjes do të fillojë prej 1 qershorit e tutje dhe ne po shpresojmë shumë që gjatë javës së parë të kemi diskutime serioze për të parë se si do të hapen kufijtë dhe më pastaj me automatizëm t’i hapim edhe fluturimet dhe aeroportin, kështu që unë po vlerësoj se java e parë e qershorit do të jetë kyçe për të marrë një vendim i tillë, pra akoma nuk është marrë një vendim i tillë, akoma nuk e kemi një datë të saktë se kur do ndodhë kjo. Por qershori është kyç… Ne po varemi dhe jemi në koordinim me MSH dhe IKSHP-në, në mënyrë që me na e dhënë dritën e gjelbër dhe kur mund të vazhdojmë tutje me fazën e tretë dhe me hapje eventuale të kufijve dhe fluturimeve”, deklaroi Zogaj.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës më 13 mars ka mbyllur kufijtë tokësorë për shkak të mospërhapjes së pandemisë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












