Kosova
Kosovë: Grabitja në Suharekë dyshohet se u bë nga një grup i strukturuar kriminal
Grabitja e armatosur mbrëmë në komunën e Suharekës në Kosovë po dyshohet se u bë nga një grup i strukturuar kriminal.
Prokurorja Ervehe Gashi nga Prokuroria Themelore në Prizren tha se nëse konfirmohet një lidhje e tillë, çështja do të transferohet tek Prokuroria Speciale e Kosovës.
“Sa i përket “unazës së çeliktë” nuk kemi marrë informacione se për kohën kur është vendosur unaza e çeliktë. Në raportin zyrtarë se kur është vendosur unaza e çeliktë, prandaj nuk mund të them nëse është vendosur në kohë apo jashtë kohës. Në momentin kur unë së bashku me hetuesit e çështjes jemi të bindur se ekziston një lidhshmëri mes këtyre rasteve atëherë kemi të bëjmë më një grup të strukturuar mirë dhe me një krim të organizuar dhe ajo nuk është objekt i hetimit i Prokurorisë Themelore në Prizren atëherë lënda edhe çështja do t’i kalohet Prokurorisë Speciale të Kosovës”, ka deklaruar ajo.
Gjatë kësaj plaçkitje, një polic ka mbetur i plagosur në këmbë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











