Kosova
Kosovë: Gjykatës Supreme i kërkohet shfuqizimi i Udhëzimit administrativ për lajmërimin e pensionistëve
Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike ka njoftuar se ka dorëzuar në Gjykatën Supreme padi për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ (MPMS) për procedurat e lajmërimit, suspendimin nga pagesa dhe kthimin e mjeteve në rastet e keqpërdorimit të pensioneve.
Sipas njoftimit, Gjykatës i është kërkuar që në tërësi të shfuqizojë paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 5 të Udhëzimit Administrativ. Përmes këtyre dispozitave, thuhet se Udhëzimi Administrativ ka cenuar dhe vazhdon të cenojë potencialisht të drejtat e rreth 180 mijë pensionistëve në Republikën e Kosovës, transmeton albinfo.ch.
“Ky cenim i të drejtave ka të bëj me aplikimin e ndërprerjes së pagesës për pensionistët që nuk janë lajmëruar me kohë në Zyrat Rajonale të Pensioneve e rrjedhimisht duke ua mohuar edhe të drejtën për kompensim retroaktiv të pagesave për periudhën kohore sa nuk është kryer procedura e lajmërimit”, thuhet në njoftim.
Një rregullim (kufizim) i tillë me akt nënligjor thuhet se cenon të drejtat dhe interesat e ligjshme të pensionisteve sepse siç theksohet, kjo nuk është parashikuar me ligj.
“Po ashtu, CSL përmes Padisë ka kontestuar ligjshmërinë edhe të 10 dispozitave të tjera të Udhëzimit Administrativ të lartcekur, duke vlerësuar se të njëjtat tejkalojnë autorizimet e Nenit 24 të Ligjit Nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti”, thuhet në njoftim.
Udhëzimi administrativ i 2015-ës për procedurat e lajmërimit dhe suspendimin nga pagesa, obligonë shfrytëzuesit e pensioneve të lajmërohen çdo gjashtë muaj në departamentin e pensioneve.
Nëse nuk lajmërohen brenda kësaj periudhe, ata suspendohen përkohësisht nga pagesa dhe kanë afat edhe tre muaj të tjerë për t’u lajmëruar në mënyrë që t’u kthehen mjetet. Por në rast se pensionisti, nuk lajmërohet në afat prej 3 muajsh, nga data e suspendimit, kërkesa e tij konsiderohet si riaplikim e pagesa nis të bëhet veç nga data e aplikimit.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










