Lajme
Kosovë, gazetarët solidarizohen me kolegët francez
Gazetarët kosovarë u tubuan sot në Prishtinë duke u solidarizuar me kolegët e gazetës “Charlie Hebdo”. At mbajtën mbishkrimet “Je suis Charlie”
Dhjetëra gazetarë kosovarë janë tubuar të enjten në Prishtinë, duke shprehur solidarizim me kolegët e vrarë të revistës satirike franceze, “Charlie Hebdo”. Mitingu ishte thirrur nga Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, të cilën shprehen shimbje për atë që ndodhi në Paris.
Kryetari i AGK-së, Zekirija Shabani tha se fjalët janë të pakta për dhimbjen që kanë gazetarët ndaj kolegëve të vrarë në Paris. Sipas tij, gazetarët do të vazhdojnë të përkrahin njëri-tjetrin dhe se do ta ngrenë zërin për çdo padrejtësi që u bëhet atyre, kudo në botë.
“Kjo është një ditë e dhimbshme për ne dhe nuk mund të përshkruhet me fjalë ajo çfarë ndejmë për to. Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës vlerëson se sulmi i djeshëm dhe çfarë do sulmi ndaj mediave dhe gazetarëve është një përpjekje e dështuar për ta mbytur fjalën e lirë”, konsideron Shabani.
Gazetarët mbajtën mbishkrimet “Je suis Charlie – Unë jam Charlie”.
Në këtë tubim pikëllues mori pjesë edhe zëvendësambasadorja franceze në Kosovë, Lise Moutoumalay. “Vetëm dua të falënderoj të gjithë njerëzit, veçanërisht këtu në Kosovë, që shprehin solidaritetin për viktimat dhe familjarët”, deklaroi ajo në mitingun e gazetarëve.
Ndryshe, solidarizim me popullin francez kanë shprehur edhe liderët politikë dhe institucional në Kosovë.
Prej orës 15:00 deri në orën 18:00 do të hapet libri i zisë në ambasadën e Francës në Kosovë, pas sulmit të mërkurës ndaj revistës satirike Charlie Hebdo të Francës, në të cilën u vranë 12 njerëz.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











