CH-Ballkani
“KOSOVË IS EVERYWHERE”, hap festivalin letrar “Wortlaut”
Premiera është në St.Gallen, më 23 mars, në kuadrin e aktivitetit të hapjes së Festivalit të Dhjetë të Letërsisë "Wortlaut" që mbahet në këtë qytet

“Bern ist überall” (Berna është kudo) mban emrin një grup prej 12 shkrimtarësh dhe muzicientësh zviceranë të cilët preokupohen me fjalën e folur, pastaj bëjnë lidhjen e letërsisë gojore me muzikën dhe të gjitha këto i vendosin në skenë.
Me projektin “KOSOVË IS EVERYWHERE”, ky kolektiv artistësh ka vendosur të punojë bashkë me artistë të fjalës dhe muzicientë në Kosovë. Pas shtatë shfaqjeve të dhëna në Kosovë tash vjen “Le retour” (vizita e kthimit), ose shtatë shfaqje të përbashkëta në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Premiera është në St.Gallen, në kuadrin e aktivitetit të hapjes së Festivalit të Dhjetë të Letërsisë që mbahet në këtë qytet. Nga Zvicra, pjesë e këtij aktiviteti artistik janë: Laurence Boissier, Guy Krneta dhe Gerhard Meister ndërsa nga Kosova: Sibel Halimi, Jeton Naziraj dhe Shpëtim Selmani, njofton albinfo.ch. Ata përkthejnë njëri-tjetrin, flasin në kor ose i interpretojnë tekstet e tyre në mënyrë ritmike dhe me shoqërim muzikor nga Adi Blum dhe Drin Tashi. E gjitha do të shfaqet me tritrim në gjuhën gjermane.
Festivali fillon më 23 mars ndërsa “KOSOVË IS EVERYWHERE” bën hapjen e tij, në orën 19.00.
Grupi do të jetë pjesë edhe e disa aktiviteteve artistike në ditët dhe muajt në vijim, si: në Bernë, më 4 prill, ku ai e bën hapjen e festivalit “Aprillen”, në Lucern më 9 maj në festivalin “Woerdz”, në Solothurn më 11 maj në “Solothurner Literaturtagen”, në Bernë më 9 qershor në “Botanik & Poesie“ dhe renens më 16 qershor në „Festimixx, Renens“
St. Galler Literaturtage Wortlaut Notkerstrasse 229000 St. Gallen Tel. 071 222 66 26
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit23 Mars 2018
- Ora20:30
- LokacioniSt. Gallen
- Data e përfundimit5 Mars 2018 - 19:00
E-Diaspora
-
“She Leads” në Kreuzlingen: Bëhen bashkë gratë ndërmarrëse në panairin e parë shqiptaro-zviceran të biznesit Kreuzlingen, qershor 2025 – Më 15 qershor, qyteti i Kreuzlingenit në Zvicrën lindore do të mirëpresë...
-
Dafina, hendbollistja nga Kosova që po shkëlqen në Zvicër
-
Bëhu pjesë e elitës akademike shqiptare të inxhinierisë në Zvicër – Apliko tani!
-
Ceremonia e zbulimit të pllakatës në ndërtesën ku ishte e vendosur Qeveria në ekzil të Kosovës në qytetin e Bonn-it
-
Gëzim Sada, oficeri nga Kosova diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Austri: Çmimi mesatar i makinave të përdorura qëndron në 29,554 € Tregu i makinave të përdorura është stabilizuar në muajt e parë të këtij viti, megjithëse ka...
-
Studimi në Vjenë: Humbja e shpejtë e peshës shëron dëmtimin e ADN-së
-
Zbritjet kryesore që duhen bërë në vlerësimin tuaj tatimor austriak për vitin 2025
-
Thirrje anti-shqiptare dhe incidente nga tifozët serbë në Vjenë pas ndeshjes Shqipëri – Serbi
-
Austria rrit çmimet e patentës së shoferit dhe KlimaTicket nga korriku dhe gushti