Kosova
Kosova po përballet me erëra të forta, u bëhet apel qytetarëve për kujdes
Gjatë ditës së sotme, Kosova po përballet me erëra të forta.
Një gjë e tillë ka ngritur alarm në kryeqytet, ku Komuna e Prishtinës u ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ecjes në parqe dhe afër objekteve të larta, transmeton albinfo.ch.
Ky apel ka ardhur si rezultat i përkeqësimit të motit, ku erërat e forta me shpejtësi 70km/h po fryjnë në kryeqytet.
“Ju lutemi, keni kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta, mos kaloni afër tyre për shkak të erërave të forta, të cilat po fryjnë me shpejtësi 70km/h”, thuhet në njoftimin e komunës.
Sipas parashikimeve, sot në Kosovë era do fryjë nga juglindja, e cila në momente të veçanta pritet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme, kryesisht në Rrafshin e Kosovës, me shpejtësi prej 20-80 km/h. Në zona të caktuara parashihet të ketë dëme materiale.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












