Kosova
Kosovë: Dy javët e fundit ka pasur rënie të rasteve

Në dy javët e fundit në Kosovë situata epidemiologjike me virusin Corona është përmirësuar dukshëm.
Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në dy javët e fundit ka pasur rënie të rasteve të reja me koronavirus për 44 për qind.
Kjo mund të vërehet edhe në statistikat ditore të rasteve të reja, testimeve dhe numrit të pacientëve të shëruar.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 503 persona të testuar në IKSHPK dhe laboratoret private kanë rezultuar 66 raste pozitive me koronavirus dhe nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.
Numri total i rasteve pozitive është 15.208 raste nga 63.110 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.
Në këtë 24 orësh, në Kosovë janë shëruar edhe 141 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot është 12,815 raste.
Së këndejmi, numri i rasteve aktive ka rënë në 1778.
Ndërkohë, sot është diskutuar se ditët në vijim mund të ketë lirim të masave anti-Covid pas ankesave të shumta nga bizneset dhe qytetarët për kufizim të orarit të lëvizjes dhe orarit të punës.
Rastet e fundit pozitive janë nga: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 7 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Klinë, Kllokot, Rahovec dhe Vushtrri.
E-Diaspora
-
Promovim libri në Konsullatën e Kosovës në Cyrih Promovohet libri “Kundrime Letrare” i autorit Mërgim Bekteshi, botim i Shtëpisë Botuese “Littera”...
-
Shqiptari, në listën e të kërkuarve nga Europoli, për vrasjen e bashkatdhetarit
-
Volketswil: Të dielën zhvillohet turneu i shkollave shqipe në futboll
-
Mërgimtari arrestohet në SHBA pasi hipi në aeroplan me armë
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota
Jeta në Austri
-
Qiraja e re, rregulla të reja: Si funksionojnë zgjatjet e kontratave të qirasë në Austri? Rinovimi i kontratës së qirasë në Austri nuk është gjithmonë i thjeshtë nga afatet ligjore deri...
-
Çmimi i arit mund të arrijë në afro 300 euro për gram, deri në vitin 2030
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025?
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri