Kosova
Kosovë: Digjet vetura me targa zvicerane, në vlerë 43 mijë franga
Një veturë e tipit “Mercedes GLA” e vitit 2018 me targa zvicerane, sot në Grazhdanik në Prizren është kapluar nga zjarri. Pronari i saj ka deklaruar në polici se vlera e veturës është 43 mijë franga.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi në policinë e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se rasti i djegies ka ndodhur teksa shoferi po voziste, i cili ka vënë re erë benzine dhe tym.
“Automjetin e tij kur e ndaloi për ta shikuar problemin, në atë moment automjetin e ka kapluar zjarri. Pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit dhe e kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit automjeti është djegur tërësisht. Viktima deklaron se dëmi i shkaktuar ka vlerën rreth 43000 franga zvicerane”, tha Bytyqi.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është filluar rasti “Incident zjarri”, përfundoi ai.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









