Kosova
Kosovë: Dështon rezoluta që synonte pamundësimin e shtrenjtimit të rrymës
Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë draft-rezolutën e propozuar nga opozita kundër rritjes së çmimit të rrymës, njofton Albinfo.ch.
Shkak në dështimin e kësaj rezolute ishte mungesa e kuorumit, duke qenë se në momentin kur u hodh në votim ishin vetëm 45 deputetë.
Përmes këtij mocioni, opozita synonte t’i kërkojë Qeverisë të refuzojë propozimin aktual të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë lidhur me tarifat e reja të energjisë elektrike.
“Çdo propozim eventual për rritje të tarifave të shoqërohet me normë të reduktuar të TVSH-së në zero, të ndiqen modelet e shtete evropiane që kanë praktikuar një model të tillë, të ofrohet sa më parë alternativa afatgjate me energji të qëndrueshme dhe të përballueshme. Në këtë drejtim të ndërpriten vonesat e paarsyeshme dhe të dëmshme të qeverisë në lidhje me gazifikimin e Kosovës, një projekt që shtetet e rajonit e kanë nisur tashmë. Qeveria duhet të përshpejtojë për dhënien e lejeve për nisjen masive të investimeve drejt sektorit të energjisë solare. Kuvendi i Kosovës obligon Qeverinë që në afat prej 15 ditësh të sjellë dhe të prezantojë në Kuvend një raport me shkrim për moszbatimin e pikës pesë të vendimit të Kuvendit të datës 06.05.2021 për mossigurimin në procesin e futjes në sistem të faturave sipas ligjit në fuqi te konsumatorët në komunat përkatëse në veri të Kosovës”, thuhej mes tjerash në rezolutë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














