Kosova
Kosovë: Çmime tavan për naftën, reagojnë naftëtarët
Shoqata e Naftëtarëve, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për vendosjen e çmimeve tavan për naftë e benzinë, duke thënë se kjo do të ketë efekte shkatërruese për kompanitë e naftës.
Kryetari i Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta anulon këtë vendim. Ai ka theksuar që qeveria duhet t’i ndjek të gjitha kompanitë të cilat abuzojnë me çmime në qoftë se ka të tilla. Sipas tij, për disa kompani abuzuese po dëmtohet krejt sektori i naftës.
Në një reagim të siguruar nga rtk, Shoqata ka theksuar se ky vendim është marrë pa asnjë analizë të ndikimit të vendimeve të 2022-s, pa asnjë justifikim, derisa shtoi se kjo i obligon kompanitë sërish të punojnë me humbje që për pasojë kanë falimentimin e tyre.
“Industria e naftës për shkak të inflacionit të përgjithshëm, është duke u ballafaquar me rritje të enorme të kostove të produkteve të naftës qoftë të pagave, normave të interesit, shpenzimeve të mirëmbajtjes etj. Kjo, e kombinuar me kufizim të marzhës së fitimit do të ketë shkatërruese për kompanitë e naftës”, thuhet në reagim.
Naftarët kanë kërkuar nga ministrja Rozeta Hajdari, që udhëheq me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që ta shfuqizojë vendimin.
Ministria e Tregtisë ka kthyer masën e kufizimit të fitimit për naftëtarët, pas evidentimit se rritja e çmimeve nga ana e tyre nuk reflektohet nga lëvizjet e çmimeve në tregun botëror.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit, ka sulmuar çiftin homoseksual I akuzuari i goditi ata në duar dhe i quajti, ndër të tjera, “homo të neveritshëm”...
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
Jeta në Austri
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri? Të enjten është Dita e Ngjitjes, ose Christi Himmelfahrt në gjermanisht, një nga shumë festat publike...
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?