Kosova
Kosovë: Bora e parë në fund të nëntorit, pritet dimër më i ftohtë
Po ashtu këtë vit dimri pritet të jetë më i ftohtë se ai paraprak
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nga fundi i nëntorit, në Kosovë priten reshje bore.
Po ashtu ai shton se këtë vit dimri pritet të jetë më i ftohtë se ai paraprak.
“Masat e ajrit të ftohta që kanë mbizotëruar ditëve të fundit, kanë ndikuar që në disa pjesë të territorit të Kosovës, në zona të izoluara që të ketë rënie të temperaturave dhe të krijohen kushte për reshje bore. Patëm reshje bore që nuk e kanë përfshirë të gjithë territorin. Nuk janë reshje të dendura, janë të lehta. Ditët në vijim presim të kemi riga shiu, të cilat në vise të ulëta vijnë në formë shiu, e në vise të larta me borë”, tha Aliu në Klan Kosova, transmeton albinfo.ch.
“Bora në viset e ulëta pritet diku nga data 26 apo 27 nëntor. Sipas statistikave tona, ky vit do të jetë më ndryshe se viteve të tjera, në kuptimin e temperaturave më të ulëta dhe reshjeve më të dendura të borës, të cilat do të na shoqërojnë nga nëntori e edhe në muajt pasues, deri në mars”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












