Kosova
Kosovë: Asociacioni i Komunave, kundër mbylljes totale
Asociacionoi i Komunave në Kosovë është shprehur kundër një mbylljeje totale si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19.
Drejtori i këtij Asociacioni, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar për Kosova Press se edhe niveli qendror, edhe lokal janë të shqetësuar sa i përket gjendjes pandemike në vend.
“Në asnjë rast kryetarët e komunave dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës nuk janë pro ndonjë mbyllje totale, ashtu siç ka qenë më parë, sepse rrethanat janë ndryshe. Në atë kohë kur kemi pasur mbyllje totale, nuk kemi pasur vaksina, kurse tash kemi vaksina”, theksoi Ibrahimi, transmeton Albinfo.ch.
Sipas tij, kërkesa e Asociacionit të Komunave të Kosovës është që sa më shumë të ketë pika të vaksinimit apo qendra të vaksinimit. “Këtë gatishmëri e kanë shprehur edhe kryetarët e komunave gjatë takimin me ministrin Vitia dhe kanë kërkuar që numri i punonjësve shëndetësorë të rritet, të shtohet në mënyrë që qytetari i Kosovës të ketë mundësi ta marrë vaksinën”, tha ai.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










