Kosova

Kosovë, 3 raste të reja infektimi me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se nga 1 mijë e 105 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105, 381.