Kosova
Kosovë, 59 persona të infektuar me Hiv për 5 vjet
Rritje e numrit të personave të diagonostikuar me Hiv Aids është shënuar në vitet e fundit në Kosovë. Për pesë vjet janë diagostikuar 59 persona, të cilët kanë rezultuar pozitiv me Hiv Aids.
Meshkujt vazhdojnë të prijnë në numër, sa i përket infektimit me këtë virus. Nga 59 rastet, vetëm 5 nga to janë femra dhe se 54 raste janë mashkuj.
E numri i të prekurve ka ndryshuar nga viti në vit.
Gjatë vitit 2023 në Kosovë janë paraqitur 20 raste, të cilat kanë rezultuar pozitiv me HIV Aids. E në të gjitha këto raste janë meshkujt ata që kanë rezultuar pozitiv dhe se gjatë këtij viti, asnjë femër nuk është diagnostikuar me Hiv, shkruan Indeksonline, përcjell Albinfo.ch.
Gjatë vitit 2023, numri i personave me HIV është për një më i vogël se sa në vitin 2022, në të cilin kanë rezultuar pozitiv me HIV Aids 21 persona. Një nga të cilët është e gjinisë femrore.
Ndërkaq në vitin 2021 numri i të infektuarve me HIV Aids ka qenë dukshëm më i vogël. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) gjatë këtij viti janë evidentuar vetëm 9 raste me Hiv Aids prej të cilave një femër.
E në vitin 2020 numri i të infektuarve me HIV Aids ka qenë dukshëm më i vogël. Gjatë këtij viti pozitiv me Hiv kanë qenë vetëm dy raste, një femën dhe një mashkull.
Ndërkaq gjatë vitit 2019 janë diagnostikuar shtatë raste me Hiv Aids, pesë nga ta meshkuj dhe dy femra./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










