Lajme
Kosovë, 40 xhihadistë në pranga
Policia e Kosovës sot në mëngjes ka ndërmarrë një aksion të gjerë kundër disa personave që kishin lidhje me grupe ekstremiste në Irak dhe Siri. Janë arrestuar 40 xhihadistë
Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të zgjeruar për arrestimin e disa qytetarëve që janë përfshirë në grupe kriminale islamike, që kanë të bëjnë kryesisht me luftën në Siri. Sot në mëngjes Policia ka arrestuar rreth 40 persona që i përkasin organizatave të shpallura terroriste (ISIS dhe Al-Nusra).
“Policia e Kosovës pas një pune operative-hetimore disa mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, sot në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një operacion të gjerë në nivel të vendit për arrestimin e personave të dyshuar cilët kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak”, thuhet në njoftim.
Ky operacion policor, siç thuhet, është ndërmarrë duke vlerësuar rrezikun dhe rëndësinë për sigurinë nacionale, mbrojtjen e rendit kushtetues, ruajtjen e rendit dhe ligjit si dhe në frymën e ruajtjes së respektimit të të drejtave të secilit person të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë bastisur rreth 60 (gjashtëdhjetë) lokacione ku janë arrestuar 40 persona, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale nga kapitulli “Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së republikës së Kosovës” i Kodit Penal të Kosovës.
Personat e arrestuar janë nga komuna e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Mitrovicës, Prizrenit dhe Pejës.
Siç raportojnë medet në Prishtinë, në cilësi të provave materiale janë konfiskuar materiale inkriminuese lidhur me veprat për të cilat dyshohen këta persona, duke përfshirë mjete eksplozive, armë dhe municion të kalibrave të ndryshëm si dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me rastin.
Deri më tani 16 kosovarë janë vrarë në Siri
Policia e Republikës e Kosovës përmes kësaj komunikate zyrtare dëshiron të njoftoj qytetarët e saj për rrezikun që i kanoset çdokujt që merr rrugë për t’iu bashkangjitur organizatave të dyshuara që operojnë në territorin e Sirisë dhe Irakut, ku deri më tani një numër prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) personave nga RKS janë deklaruar të vrarë.
Gazeta Express ka raportuar se mbi 10 kosovarë, që lidhen me Lavdrim Muhaxherin, po përgatiten për sulme terroriste-kamikaze në Kosovë dhe se ata mund të atakojnë që nga Qeveria e deri te kampet e KFOR-it, pa përjashtuar as institucionet tjera të sigurisë.
Menjëherë pas këtij aksioni ka reaguar presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi të cilët i kanë dhënë mbështetje aksionit të policisë ndaj ekstremizmit.
“Presidentja mirëpret dhe vlerëson lart aksionin e ndërmarrë sot nga mekanizmat e sigurisë dhe të drejtësisë së Republikës së Kosovës ndaj të dyshuarve për terrorizëm, për pjesëmarrje në luftën në Siri dhe Irak përkrah organizatave terroriste, si dhe ndërprerjen e veprimtarisë në lokacione të dyshimta që ndërlidhen me nxitjen e ekstremizmit të dhunshëm dhe të urrejtjes”,thuhet në deklaratë.
Presidentja Jahjaga vlerësoi se qëllimi i operacionit, përmes të cilit u bë ndalimi i një numri të madh të dyshuarve dhe u bastisen shumë lokacione në nivel vendi, duke penguar veprimtari ilegale që ka për qëllim inkuadrimin e qytetarëve të Kosovës në kauza terroriste.
Presidentja Jahjaga theksoi se ky operacion ka për cak përballjen me forcën e ligjit të të gjithë atyre që kanë nxitur dhe inspiruar veprime që paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës, të qytetarëve tanë, të rajonit dhe më gjerë.
Presidentja falënderon në veçanti pjesëtarët e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës dhe të Policisë së Kosovës për punën e palodhshme për të identifikuar dhe parandaluar rreziqet që i kanosen Kosovës dhe aleatëve të saj strategjik nga terrorizmi.
Kosova nuk do të bëhet strehë e ekstremistëve
Ajo vlerëson edhe punën dhe angazhimin e Prokurorisë së Shtetit në vendosjen e sundimit të rendit dhe të ligjit.
“Kosova nuk do të jetë strehë e ekstremizmit dhe ritheksoi qëndrimin se institucionet e Kosovës asnjëherë nuk do të lejojnë që vendi ynë të shndërrohet në burim të aktiviteteve kriminale e terroriste që kërcënojnë paqen, stabilitetin dhe rendin kushtetues”, thotë Jahajga.
Edhe Qeveria e Kosovës mbështet fuqishëm operacionin e ndërmarrë në nivel vendi nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë e Shtetit për arrestimin e elementeve ekstremistë të cilët me veprimet e tyre kanë kërcënuar sigurinë kombëtare dhe rendin tonë kushtetues.
“Qeveria e Kosovës rithekson se organet shtetërore të Kosovës do të mbrojnë me vendosmëri vlerat tona civilizuese euro-atlantike, liritë individuale, sekularizmin, të drejtat kushtetuese dhe ligjore të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në deklaratë.
Qeveria në detyrë po ashtu i fton qytetarët e Kosovës që me këmbëngulje të kundërshtojnë çfarëdo forme të shprehjes së ekstremizmit.
“Toleranca ndër-fetare dhe ndër-etnike, bashkëpunimi dhe komunikimi i ndërsjellë gjithmonë kanë qenë dhe do të mbesin vlera të pacenuara të shoqërisë sonë. Çdo kërcënim ndaj këtyre vlerave fondamentale të shtetit dhe shoqërisë sonë do të ndëshkohet pamëshirë”, thuhet në komunikatën e qeverisë.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










