Kosova
Kosovë, 356 raste të reja me Covid
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.146 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 356 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (88, 74 vjeç), Ferizaj 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (59 vjeç), Pejë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (35 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 103.480, nga 514.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.118 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 680 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 90.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.034.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 82 raste, Mitrovicë 39 raste, Ferizaj 34 raste, Podujevë 29 raste, Gjilan 23 raste, Gjakovë 18 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Obiliq 12 raste, Klinë 11 raste, Lipjan 10 raste, Pejë 10 raste, Vushtrri 10 raste, Prizren 9 raste, Deçan 8 raste, Kaçanik 8 raste, Skenderaj 8 raste, Viti 7 raste, Drenas 6 raste, Shtime 6 raste, Leposaviq 4 raste, Istog 3 raste, Malishevë 3 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Rahovec.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











