Kosova
Kosovë: 226 të infektuar në 7 ditët e fundit
Nga rastet e para me koronavirus në Kosovë – 13 mars, vetëm në një ditë janë shënuar më shumë raste sesa dje (12 qershor), më 12 prill kur ishin shënuar 79 raste.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se të premten janë regjistruar 58 raste të reja me COVID-19, duke e përmbyllur një 7-ditësh si asnjë më parë.
Në shtatë ditët e fundit janë shënuar 226 raste të reja, apo 17 për qind e totalit prej 1.384.
E gjatë këtij 7-ditëshi janë shëruar vetëm 45 persona, duke rritur numrin e përgjithshëm në 921.
Rritja e dukshme e rasteve të reja nisi para një jave, më 6 qershor, kur u regjistruan 36 raste dhe vazhdoi më 7 qershor, me 40 raste, më 8 qershor me 29 raste, më 9 qershor me 6 raste, më 10 qershor me 29 raste, më 11 qershor me 28 raste dhe më 12 qershor me 58 raste.
IKSHPK-ja ka ditë që tërheq vërejtjen se lehtësimi i masave mund të bëjë që të krijohen vatra të reja të koronavirusit.
“Që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, kemi gjurmuar raste të reja të COVID-19, duke u shtuar rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës dhe javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeria e Arteve, institucione bankare dhe shëndetësore për shkak të mosmbajtjes së distancës dhe mosmbajtjes së maskave. Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre aktiviteteve mund të shtojë rrezikun e përhapjes së infeksionit, përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të paparashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqesë rrezik për jetën e qytetarëve”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.
Aktualisht, në Klinikën Infektive në Prishtinë janë të shtruar 28 pacientë me koronavirus.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












