Lajme
Kosove, 17 mjekë e infermierë të prekur nga pandemia, 121 në izolim
Kryetari i Federatës së Sindikatave në Shëndetësi, Blerim Syla ka thënë se personeli shëndetësorë vazhdon të jetë i rrezikuar nga pandemia.

Syla thotë për RTV Dukagjinin se deri ditën e djeshme në Kosovë janë të vet izoluar 121 personel shëndetësorë ndërsa 17 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Këto shifra janë vetëm për personelin në sektorin publik pa ditur për sektorin privat. Të infektuarit vijnë pothuajse nga të gjitha rrethet, por pjesa më e madhe janë nga QKUK”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kryetari i Federatës së Sindikatave në Shëndetësi thotë se këto shifra janë vetëm deri dje pasi sipas tij sot gjendja është rënduar edhe më tej.
“Sot situata ka ndryshuar për të keq pasi janë infektuar edhe 4 gjinekolog e nuk dihet sa janë të vet izoluar”.
Syla thotë se këto shifra janë alarmante për institucionet e shtetit dhe popullatën në përgjithësi.
“Ne në vazhdimësi kemi bërë thirrje që të ruhet personeli shëndetësorë”.
Kryetari i Federatës së Sindikatave në Shëndetësi thotë se shifra kaq e lartë e personelit shëndetësorë të prekur lidhet edhe me furnizimin jo të mjaftueshëm me mjete mbrojtëse.
“Nuk mund të mbrohen mjekët me maska që nuk guxojnë të mbahen me shumë se dy orë”, tha ndër të tjera Blerim Syla.
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës Autoritetet zvicerane kanë marrë zyrtarisht përsipër hetimin për aksidentin e fluturimit të kompanisë Swiss në Graz,...
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri