Kosova
Kosovë: 12 vrasje në gjashtëmujorin e parë të këtij viti
Shkaqet e këtyre vrasjeve janë nga më të ndryshmet, mirëpo edhe numri i armëve ilegale po konsiderohet si njëri ndër to
Policia e Kosovës bën të ditur se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019 në Kosovë janë evidentuar 12 vrasje.
“Duke ju referuar të dhënave në Policinë e Kosovës për rastet nga Neni 178 ‘Vrasje’ në përgjithësi kemi këto të dhëna: në vitin 2018 janë evidentuar gjithsej 32 raste të vrasjeve. Ndërsa në vitin 2019, për gjashtë mujorin e parë janë evidentuar gjithsej 12 vrasje”, thuhet në përgjigjen e Policisë për telegrafi.com.
Shkaqet e këtyre vrasjeve janë nga më të ndryshmet, mirëpo edhe numri i armëve ilegale po konsiderohet si njëri ndër to.
“Në vitin 2018 policia ka konfiskuar 1,473 armë të llojeve të ndryshme dhe 23,941 municion i kalibrave të ndryshme, kurse gjatë këtij tetë mujori (janar-gusht), policia ka konfiskuara 996 armë të llojeve të ndryshme dhe 11192 copë municion”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Sipas Policisë të gjitha rastet e armëmbajtjeve pa leje trajtohen në konsultim me prokurorinë, ndërsa adresohen tek organet e drejtësisë për vendime të mëtejme.
Ndërsa, Rroksana Qarri, drejtore e zyrës për informim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka thënë se në bazë të statistikave, në Kosovë gjinden rreth 250,000 armë ilegale në posedim të qytetarëve.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











