Kosova
1 i vrarë dhe 1 i plagosur në Prizren, shtetas të Shqipërisë
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte një person i moshës 31-vjeçare është vrarë me armë zjarri në Prizren, derisa një tjetër është plagosur. Dy viktimat janë nga Kukësi, ndërsa dyshohet se autor i vrasjes është pronari i lokalit, Dibran Hoxha, i njohur në Prizren “King Kobra”, përcjell albinfo.ch.
Lajmi për vrasjen u konfirmua fillimisht nga Policia e Shtetit në Shqipëri, ku u bë me dije se dy të plagosurit u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Kukësit dhe se njëri prej tyre nuk mundi të mbijetonte.
“Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit shtetasit V. C., 31 vjec, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A.B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V.C. dhe R. SH. ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C. ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhej në njoftim.
Ndërkaq Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani ka arrestuar 6 persona të dyshuar, teksa ka kryer disa bastisje.
Mediat në Shqipëri ndërkaq raportojnë se 32-vjeçari i vrarë ishte nga Kukësi, por jetonte si emigrant në Francë. Ai kishte ardhur në fundvit për festa në vendlindje.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









