Lajme
Kosovatex eksporton xhinse në Gjermani
Fabrika Kosovatex nga Prishtina, vetëm tre muaj pas hapjes, ka filluar të eksportojë xhinse për një ndër kompanitë me të mëdha gjermane të modës Mustang. Drejtori i kësaj kompanie, Nexhmedin Ejupi, ka thënë se ky është një sukses jo vetëm i kësaj kompanie, por edhe për vendin. Sipas tij, që nga hapja e kësaj kompanie, në gusht të viti të kaluar, ka punësuar mbi 300 punëtorë, duke shtuar se ky numër pritet të rritet në të ardhmen.
Kjo kompani synon që së shpejti të zgjerojë tregun edhe në vendet e tjera evropiane.Pas privatizimit në këtë kompani janë investuar rreth pesë milionë euro. Kjo fabrikë është pajisur me teknologji bashkëkohore të avansuar në fushën e tekstilit me çka mundësohet kapacitet i lartë i prodhimit dhe kualitet sipas standardeve më të larta në këtë industri.
Fabrika do të bashkëpunojë me klientë ndërkombëtarë duke përfshirë edhe brende të njohura botërore si Hugo Boss, Diesel, Levi’s, Replay, Otto Kern, Pierre Cardin, etj. me të cilët veç më janë duke u zhvilluar raporte bashkpunimi.
Kosovatex u privatizua me spin-off special në procesin e privatizimit në Kosovë kushtet e të cilit parashihnin investim prej katër milionë eurosh, dhe dyqind të punësuar, të cilat janë tejkaluar si me investimin e bërë, mbi pesë milionë euro, po ashtu edhe me numrin e te punësuarve, që tejkalohet për njëqind sish, dhe tashmë paraqet një model të suksesshëm të këtij procesi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin










