Lajme
Kosovarja nga Zvicra deshi të zgjasë pushimet, i kushtoi shtrenjtë testi i falsifikuar në Kosovë
Mijëra franga u dënua kosovarja për mashtrimin me test në Zvicër
Një kosovare 23-vjeçare nga kantoni i Aargaut ishte në Kosovë verën e kaluar. Kur i mbaruan pushimet dhe ajo duhej të kthehej në punë, ajo vendosi t’i zgjaste pushimet. Këtë e bëri me mjete të paligjshme, ajo ka marrë një rezultat të rremë të testit të koronës që kishte bërë në Kosovë, mirëpo i kushtoi shumë, njofton albinfo.ch.
Fillimisht, partnerja e punëdhënësit i kërkoi kosovarës të dorëzonte një test PCR. Kështu banori i Aargaut kontaktoi përsëri falsifikuesin në Kosovë dhe menjëherë mori një rezultat pozitiv PCR pa pagesë, siç shihet nga urdhri penal i Prokurorisë publike të Aargaut. Por ideja rezultoi të jetë e pasuksesshme. Gruaja e shefit të saj e zbuloi mashtrimin, sepse e bëri dallimin mes këtyre dy testeve. Në fakt, qëllimi i saj ishte që ta zbulonte se testet ishin të ndryshme dhe nuk rezultonin në përputhje me testet.
Blick shkruan se ajo bleu një test gjaku me antitrupa me rezultat pozitiv me një çmim prej 50 eurosh.
Ndërkohë gruaja e shefit i studioi me kujdes dy dokumentet dhe gjeti dallimet. Më pas ajo kontaktoi kompaninë që dyshohet se ka nxjerrë rezultatet të rreme. Aty ajo zbuloi se rezultatet e testit ishin false dhe se kompania nuk i kishte dërguar kurrë.
Lidhur me këtë rast, prokuroria e ka dënuar 23-vjeçaren me 600 franga gjobë. Ajo duhet të paguajë edhe tarifën e gjobës prej 900 frangash. Përveç këtyre 1 500 frangave, ajo ka marrë edhe një gjobë me kusht, shkruan tutje albinfo.ch.
Për autoritetet kriminale ishte e qartë: mashtruesja i dërgoi qëllimisht shefit të saj rezultatet e falsifikuara të testit për të fituar ditë shtesë pushimi. Me veprimet e saj, ajo kishte dëmtuar kompaninë, e cila duhej të kompensonte mungesën e stafit. Pas këtij mashtrimi nuk dihet nëse gruaja do të vazhdojë të punojë atje. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












