Kosova
Kosovari i vrarë në Siri është mërgimtar nga Gjermania
Babai i Kastriotit kishte shkuar të paktën dy herë për ta marrë atë nga Siria, por nuk kishte arritur ta bindte të birin që të kthehej
Kastriot Ademi nga Pestova e Vushtrrisë është kosovari i radhës i vrarë në Siri.
Ai iu është bashkuar pjesëtarëve të ISIS-it nga Gjermania, ku edhe jeton familja e tij.
Sipas mediave kosovare ai është vrarë më 2 shkurt, kurse familja e kishte marrë lajmin tre ditë më parë.
Familja e tij nuk ka pranuar të flasë në lidhje me këtë rast. Sipas burimeve të KTV-së, edhe vajza e axhës së Kastriot Ademit iu është bashkuar pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS në Siri, përcjell albinfo.ch.
Babai i Kastriotit kishte shkuar të paktën dy herë për ta marrë atë nga Siria, por nuk kishte arritur ta bindte të birin që të kthehej.
Vrasja e Kastriot Ademit e çon në 75 numrin e shqiptarëve të Kosovës të vrarë në luftërat në Siri dhe Irak.
Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës, në zonën e konfliktit janë duke qëndruar 150 shtetas të Kosovës, prej tyre 50 fëmijë dhe 40 gra.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










