E-Diaspora
Kosovari shkatërron BMW-në e tij në aksident dhe ikën nga vendi i ngjarjes
Policët kanë takuar një kosovar 26 vjeçar. Ai nuk kishte asnjë lëndim por dukej se ishte “i alkoolizuar rëndë”
Një kosovar, drejtues i një makine BMW, ka humbur kontrollin mbi makinë dhe ka “aterruar” në një rrëzë pylli në rrugën në mes të lokaliteteve Wohlen dhe Bremgarten. Kosovari 26-vjeçar, pas shkaktimit të aksidentit, ka ikur nga vendi i ngjarjes, duke lënë makinën e dëmtuar rëndë.
Por, policët e kanë gjetur shkaktarin e aksidentit në vendbanimin e tij, shkruan “aargauer Zeitung”.
Rasti ka ndodhur pak pas orës 6 të mëngjesit të sotëm (25 dhjetor), transmeton albinfo.ch. Zyrtarët e Policisë Kantonale të Aargaut, pasi e kanë parë makinën e shkatërruar, kanë shkuar në vendbanimin e të dyshuarit. Atje kanë takuar një kosovar 26-vjeçar. Ai nuk kishte asnjë lëndim, por dukej se ishte “i alkoolizuar rëndë”, siç e përshkruan policia në një komunikatë të saj.
Ai fillimisht e ka mohuar aksidentin, por ndërkohë ka pranuar se ai ka qenë shkaktari.
Prokuroria Publike Muri-Bremgarten i ka bërë 26-vjeçarit një testim të urinës dhe gjakut, përcjell albinfo.ch. Policia Kantonale ia ka konfiskuar atij patentën e shoferit.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













