Kosova
Kosovari renditet i treti në Olimpiadën Evropiane të Matematikës
Mësohet se Kosova fiton një çmim të tretë dhe një mirënjohje nderi në Kupën e 10-të Evropiane të Matematikës – EMC, përcjell albinfo.ch.
Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka njoftuar për një rezultat inkurajues për nxënësit nga Kosova.
Ka përfunduar me sukses për Kosovën Kupa e 10-të Evropiane e Matematikës – EMC 2021, e cila është mbajtur në mbi 30 shtete të botës.
Shoqata e Matematikanëve të Kosovës njofton se ekipi i Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze fitoi një Çmim të Tretë dhe një Mirënjohje Nderi.
Dion Aliu, nxënës i klasës XI, ka fituar Çmim të Tretë me gjithsej 12 pikë.
Erjon Hasi, nxënës i klasës XI, ka fituar Mirënjohje Nderi me gjithsej 10 pikë.
“Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e uron dhe e përgëzon Ekipin e Kosovës për suksesin e arritur dhe për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze”.
Kjo shoqatë thotë se do të mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













