Kosova
Kosovari që dha 9 mijë euro për një vizë, ajo rezultoi false
Personi që ia siguroi një leje qëndrimi në vendin slloven Basriut dhe një të afërmi të tij nuk është se ishte i njohur për të
Është arrestuar një person i cili falsifikonte dokumente. Madje vetëm për një të tillë ai kishte marrë nëntë mijë euro nga një qytetar i Rahovecit.
Ky i fundit e zbuloi atë kur mori rrugë për në Slloveni por që në Serbi u ndalua dhe u zë me vizë false.
Basri Kryeziu nga Xerxa e Rahovecit u befasua nga policia serbe kur arriti në Suboticë. Atij iu kumtua lajmi se viza ishte e falsifikuar.
“Unë e kam ditë se viza është origjinale”, tha ai për Klan Kosovën.
Personi që ia siguroi një leje qëndrimi në vendin slloven Basriut dhe një të afërmi të tij nuk është se ishte i njohur për të.
“Kam ra në kontakt në Facebook me të”, shtoi ai.
32 vjeçari për dokumentet që pagoi nëntë mijë euro thotë se ka fakte që i dorëzoi në polici.
Ani se me 30 prill iu dha lajmi se kjo vizë nuk është valide dhe nuk mund të përdoret për të udhëtuar jashtë vendit ai lajmin në polici e paraqiti vetëm një muaj më pas kur u paraqit në Ambasadën e shtetit të Sllovenisë në Prishtinë.
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë tashmë kanë bërë arrestimin e një personi.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











