E-Diaspora
Kosovari në Suedi që ndihmon sportistët me shikim të dobët
Një atlet kosovar që jeton në Suedi po synon t’u dalë në ndihmë sportistëve me shikim të dobësuar. Një eksperiencë e re e realitetit virtual në Suedi u lejon fansave të shohin sportin përmes syve të atletëve me shikim të dobësuar.
Kjo ide po promovohet nga kosovari me vendbanim në Suedi, Fatmir Sheremeti.
Sheremeti u detyrua të tërhiqet nga karriera futbollistike dhe tani merret me sportin e goalballit, që është projektuar posaçërisht për atletët me shikim të dobësuar.
Sheremeti ka lindur në Vushtrri, ishte futbollist premtues në rininë e tij, por në moshën 13-vjeçare iu shfaq glaukoma dhe brenda dy vjetëve kishte humbur rreth 80 për qind të shikimit.
Zbulimi i sportit goalball i dha atij një qëllim të ri në jetë dhe që atëherë me Suedinë ka fituar një kampionat botëror dhe dy medalje paraolimpike për vendin e tij.
Goalball është projektuar posaçërisht për t’u luajtur nga atletët me shikim të dobët. Atletët mësojnë të përdorin shqisat e tyre dhe ekuilibrin e tyre për të shënuar dhe mbrojtur. Sheremeti, i cili tani është 49 vjeç, po ndihmon autoritetet suedeze të reklamojnë simulatorin VR, që ata kanë zhvilluar me sponsorët Toyota, për të rritur ndërgjegjësimin mes njerëzve me aftësi të kufizuara dhe publikut.
“Kur ata më shohin duke luajtur goalball, njerëzit pyesin nëse jam vërtet i verbër”, tha ai për Reuters. Simulatori i lejon fansave të përjetojnë vështirësinë e të luajturit me dëmtime të ndryshme vizuale, si albinizmi dhe glaukoma. Projekti nuk synon vetëm rritjen e vetëdijes për sfidat me të cilat ballafaqohen atletët me shikim të dobët.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin










