Lajme
Kosovari ndalohet për letërnjoftimin fals, i gjejnë armë dhe kokainë
Për shkak se letërnjoftimi i kosovarit ishte fals, policia kontrolloi të gjithë makinën e shoferit dhe me atë rast gjeti kokainë dhe një armë
Në kuadër të një operacioni special të Departamentit Shtetëror të Transportit të Vjenës, një shofer 31-vjeçar nga Kosova u ndalua në zonën Kundratstrasse të premten, më 27 shtator.
Në fillim të ndalimit ai ka deklaruar se nuk ka leje drejtimi dhe për këtë arsye është identifikuar me letërnjoftim austriak, transmeton albinfo.at.
Megjithatë, kur zyrtarët kontrolluan letërnjoftimin, ata shpejt zbuluan se ishte fals, shkruan heute.at. Supozimi u konfirmua nga 31-vjeçari pas pyetjeve të zyrtarëve.
Gjatë veprimeve të mëtejshme zyrtare dhe kontrollit të detajuar, 31-vjeçarit iu gjet një armë e zbrazët dhe rreth 50 gramë kokainë.
Për pasojë atij iu konfiskuan letërnjoftimi fals, arma bosh dhe droga. 31-vjeçari nuk pranoi të dërgohej te mjeku. Pas hetimeve të mëtejshme, u konstatua se ai po qëndronte në Gjermani pa leje. Në fund, ai u arrestua.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











