Kosova
Kosovari mashtrohet në Facebook, paguan 10 mijë euro
Krejt kjo për t’i tërhequr 5 milionë dollarë që, gjoja, ia ka “trashëguar” një i afërm
Gati të gjithë e kemi pranuar një mesazh në e-mail ose në rrjete sociale se një i afërm yni, që jeton diku larg në botë, për të cilin nuk kemi dëgjuar kurrë më parë, në testamentin e tij na ka përmendur edhe neve, duke na lënë “trashëgim” miliona dollarë.
Por, duket se jo të gjithë e kanë kuptuar se ky është thjesht një mashtrim.
Të paktën jo një banor i fshatit Manastiricë e Prizrenit.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prizren bëjnë të ditur se ai ka paguar 10 mijë euro për t’i tërhequr 5 milionë dollarë, të cilat një person në Facebook i ka thënë t’ia ketë lënë trashëgim një i afërm.
Sinjali mëson se prokurori ka urdhëruar nisjen e hetimeve për zbardhjen e këtij rasti, të cilin e ka cilësuar si “Mashtrim”.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









