Lajme
Kosovari lirohet nga akuzat për abuzim seksual të vajzës 12 vjeçe
Në mungesë provash, ai lirohet nga akuza, në përputhje me parimin “in dubio pro reo” (“në rast dyshimi për të pandehurin”)
Një burrë 52-vjeçar nga Kosova është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë e Aargaut, pasi janë konstatuar kontradikta në deklaratat e një vajze 12-vjeçare, të konsideruar si viktimë e tij. Pavarësisht lirimit të tij, ai nuk merr dëmshpërblim, transmeton albinfo.ch. Gjykata më e ulët e kishte dënuar kosovarin me burgim pjesërisht me kusht.
Pavarësisht shpalljes së pafajësisë, personi, i cili i ka mohuar akuzat në të gjitha marrjet në pyetje, nuk ka fituar dëmshpërblim, siç shihet nga vendimi me shkrim i gjykatës më të lartë.
Gjykata, duke u lidhur me këtë fakt ka deklaruar se ai nuk ishte në paraburgim. I akuzuari gjithashtu nuk ka shpjeguar në mënyrë adekuate se deri në çfarë mase procedura penale ka sjellë pasoja familjare, profesionale apo të tjera për të, shkruan sda.ch. Nuk kishte asnjë provë për një shkelje veçanërisht të rëndë të rrethanave personale të të akuzuarit, si pasojë e dënimit.
Rasti ishte pa dyshim problematik, që në fillim. Prokuroria publike kishte ngritur akuzën në fund të vitit 2022. Gjykata e Qarkut në Bremgarten kishte hedhur poshtë akuzat për shkak të mungesës së përfaqësimit nga zyra e prokurorit publik. Kjo ia caktoi procedurën penale zyrës së prokurorit publik në Zofingen-Kulm, e cila më pas ngriti akuzën, në prill 2023.
Gjykata e Qarkut në Bremgarten e shpalli fajtor kosovarin në qershor të vitit 2023 dhe e dënoi me një dënim të pjesshëm me dy vjet burg, përcjell albinfo.ch. Ai duhet të shkonte në burg për një vit. Po ashtu kjo gjykatë i ka shqiptuar të akuzuarit kosovar edhe masën e dëbimit nga vendi, për tetë vjet. Ai po ashtu është dashur t’i paguajë paditësit privat një dëmshpërblim prej 12.000 frangash.
Kundër këtij aktgjykimi, personi ka bërë ankesë në Gjykatën e Lartë (kantonale) dhe ka kërkuar që aktgjykimi i shkallës së parë të prishet plotësisht.
Gjykata e Lartë ka marrë në pyetje vajzën në seancë. Ndërsa gjykata e përmendur e qarkut kishte hequr dorë nga kjo dhe ishte mbështetur në dy intervista. Në vendimin prej 16 faqesh, gjykata e lartë rendit dyshime të shumta për deklaratat e vajzës.
Në aktgjykim thuhej se kontradiktat dhe mospërputhjet në deklarata nuk mund të shpjegoheshin në mënyrë bindëse apo të zgjidheshin në mënyrë të kuptueshme për gjykatën e lartë. Munguan gjithashtu deklarata të hollësishme për veprimet e supozuara.
Është e dyshimtë nëse aktet e shumta seksuale për të cilat akuzohet i akuzuari kanë ndodhur realisht. Përveç kësaj, lind mundësia e “sugjerimit të jashtëm dhe/ose automatik”, përcjell albinfo.ch. Nuk ka asnjë provë objektive.
Dyshimet “nuk janë vetëm shqetësime abstrakte dhe teorike”, por “dyshime që nuk mund të injorohen”. Prandaj, i akuzuari lirohet nga akuzat në përputhje me parimin “in dubio pro reo” (“në rast dyshimi për të pandehurin”).
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente










